1620647640_vlore.jpg

40-vjeçari i cili u ekzekutua sot në Vlorë me breshëri kallashnikovi në Vlorë ka qenë më parë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale.

Së bashku me vëllain e tij Eltonin, Bledar Birçaj, atë kohë 27 vjeç, kanë masakruar me grushte juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H. Ata e kanë dhunuar punonjësin e hipotekës për shkak të detyrës. Për këtë në atë kohë prokuroria nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.