Policia ka arrestuar dy persona pasi kanë qëlluar me armë gjahu në drejtim të policisë. Të arrestuarit janë Luan Shyti, 47 vjeç dhe Halil Shyti, 21 vjeç babë e bir të dy banues në Krahës, Memaliaj.
47-vjeçari ka qëlluar në drejtim të policisë pasi këta të fundit kanë gjetur të mbjella 1300 bimë narkotike në lagjen Llakaj, Krahës- Tepelenë të kultivuara nga dy personat e arrestuar. Gjatë aksionin për kapjen e tyre ka mbetur i plagosur një efektiv policie me incialet A.H.
Policia ka asgjësuar bimët me anë të djegies, sakaq nga kontrolli në shtëpinë e autorit u konstatua një kabëll me anë të të cilit vidhej energjia elektrike si edhe një armë tjetër gjahu pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com