‘Epoka’ Altin Dumani në SPAK mbaroi zyrtarisht këtë të henë. Përmes një ceremonie të shkurtër, tashmë ish-drejtuesi për tre vite i Prokurorisë së Posaçme stafetën e kaloi te pasardhësi i tij, Klodjan Braho.
Një nga kapitujt më sfidues të karrierës së tij, e quajti Dumani 3-vjeçarin që po lë pas, teksa kujdeset të theksojë se sot SPAK është më i fortë dhe i konsoliduar se më parë.
“Drejtimi i Prokurorisë së Posaçme ka qenë një privilegj i madh, por edhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira, sfida institucionale dhe presione të mëdha. Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot mund të them me bindje se SPAK është më i fortë, më i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë. Një falënderim i veçantë për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe”, tha Dumani.
Njëjti si paraardhësi i tij, drejtuesi i tretë i SPAK që prej krijimit dhjetorin e vitit 2019, Klodjan Braho mbështetjen e ndërkombëtarëve e vlerësoi posaçërisht ndërsa u angazhim për standarde ligjore më të larte dhe garantim të pavarësisë.
“Fokusi im do të mbetet forcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standardeve ligjore dhe garantimi i pavarësisës së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës. BKH dhe sektori i hetimit financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Jemi një skuadër, të punojmë krah për krah dhe përkushtim në përmbushtje të zotimit ndaj kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë”, tha Braho.
Klodjan Braho u zgjodh kryeprokuror i posaçëm 11 dhjetorin e kaluar me 7 vota nga 11 të anëtarët të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një proces i cili u karakterizua nga një interes shumë i madh i diplomatë të huaj në Tiranë.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka uruar Klodian Brahon për marrjen e detyrës si kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Në reagimin zyrtar, delegacioni i BE-së vlerëson SPAK qëndrueshmërinë përballë presioneve politike si dhe për integritetin e treguar nga paraardhësi i Brahos, Altin Dumani. Nën drejtimin e këtij të fundit, delegacioni i BE thekson rezultatet e institucionit në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta si dhe për rritjen e besimit tek publiku.
Delegacioni i BE-së dhe njëherë konfirmon mbështetjen për SPAK dhe Shqipërinë për integrimin në BE.
“Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për marrjen sot të detyrës si Kreu i SPAK-ut dhe i dëshiron suksese në këtë rol të rëndësishëm për vendin.
Njëkohësisht, vlerësojmë SPAK-un për qëndrueshmërinë përballë presioneve politike, si edhe për vendosmërinë dhe integritetin e treguar nga Kryeprokurori i mëparshëm, Altin Dumani. Nën drejtimin e tij, SPAK shënoi hapa përpara në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe kontribuoi në forcimin e besimit të publikut te drejtësia.
Lufta kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, si edhe respektimi i shtetit të së drejtës, janë përgjegjësi e përbashkët e të gjitha institucioneve kyçe dhe një element thelbësor i rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, rrugë e mbështetur nga shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë. U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të ushtrojnë plotësisht rolin e tyre, të përmbushin përgjegjësitë dhe të bashkëpunojnë pa rezervë për të garantuar llogaridhënie, në dobi të të gjithë qytetarëve.
Presim të vijojmë bashkëpunimin me SPAK-un, teksa e mbështesim Shqipërinë në çdo hap në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE-së.
Klodian Braho mori sot zyrtarisht detyrën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për 3 vitet e ardhshme. Ai u zgjodh si pasardhës i Altin Dumani më 11 dhjetor me 7 vota pro nga 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Që prej krijimit në vitin 2019, SPAK është drejtuar fillimisht nga prokurori Arben Kraja e më pas Altin Dumani.
Klodian Braho ka nisur sot zyrtarisht punën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Braho është i treti prokuror në krye të SPAK ndërssa në fjalën e tij përshëndeti dy paraardhësit, Arben Krajën dhe Altin Dumanin.
“Së pari shpreh falenderimin tim për KLP pë besimin. Marrja e detyrës më shumë se moment simbolik është angazhim për të respektuar kushtetutën e ligjit, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK dhe forcuar më tej besimin e qytetarëve. Falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, SPAK po forcohet si strukturë solide e ndjekjes penale. Dëshiroj të vlerësoj parardhësit e mi, zotin Kraja dhe zotin Dumani.
Në ushtrimin e kësaj detyre, fokusi im do të mbetet forcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standarteve ligjore dhe garantimi i pavarësisës së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës. BKH dhe sektori i hetimit financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK. Bashkëpunimi i ngushtë mes prokurorëve dhe hetuesve do të vijojë të forcohet duke synuar hetime më cilësore dhe rezultate konkrete. Institucioni do të vazhdojë të komunikojë me median e publikun duke respektuar kornizën ligjore.
Të nderuar kolegë, misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Jemi një skuadër, të punojmë krah për krah dhe përkushtim në përmbushtje të zotimit ndaj kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë”, tha Braho.
Altin Dumani mban fjalimin e tij për largimin nga detyra si kryeprokuror i SPAK dhe kalimin e saj te Klodian Braho. Ai tha se drejtimi i Prokurorisë së Posaçme ka përfaqësuar një nga kapitujt më sfidues të karrierës së tij, privilegj e përgjegjësi njëkohësisht.
Pavarësisht vështirësive të këtij rrugëtimi, Dumani thotë se SPAK është më i fortë dhe i konsoliduar se më parë. Ai shprehu mirënjohje për këdo që ka kontribuar, përfshirë partnerët ndërkombëtar dhe është besimplotë për vijimësinë e misionit të SPAK nën drejtimin e Brahos.
Para se t’ia lë fjalën z. Braho, t’i kaloj zyrtarisht edhe stafetën, më lejoni të them dy fjalë. Sot mbyllet një kapitull që ka qenë ndër më sfiduesit të karrierës sime 26-vjeçare si prokuror. Drejtimi i Prokurorisë së Posaçme ka qenë një privilegj i madh, por edhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira, sfida institucionale dhe presione të mëdha Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot mund të them me bindje se SPAK është më i fortë, më i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë. Këto arritje janë rezultat i punës së palodhur të të gjithëve: prokurorëve, oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, hetuesve financiarë, ekspertëve, stafit administrativ, kabinetit dhe të çdo punonjësi që ka kontribuar me ndershmëri e kurajë. Dua t’ju falënderoj përzemërsisht për përkushtimin, integritetin dhe sakrificat tuaja. Gjithashtu dua t’u shpreh mirënjohjen time partnerëve ndërkombëtarë që kanë qenë pranë nesh në çdo etapë me mbështetje dhe ekspertizë të pakushtëzuar. Kontributi i tyre ka qenë i çmuar për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ndërtimin e standardeve që kemi sot Një falënderim i veçantë për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe. I uroj shumë suksese z. Braho në detyrën e re dhe kam bindjen se ai do të mbështetet mbi trashëgiminë 6-vjeçare duke e çuar përpara misionin e SPAK me integritet e vendosmëri.
Komente










I shikova dhe i degjova te dy me vemendje.Jane prokurore te shkelqyer,por jane si dita me naten.Dumani eshte nga ai lloj qe leshon xixa,fol e qesh e nuk t'a perton,kurse Braho eshte i akullt e mbi te gjitha eshte nga ata tipat sy ulur qe te bejne 100-in edhe me pambuk.Politikanet tane majtas e djathtas duhet t'i tremben me shume ketij te riut,sepse eshte thengjill i mbuluar qe te pervelon.
PërgjigjuSpaku ne punen e tij u motivua nga shpifjet e i. Metaj, m. Kryemadhi, s. Berisha, po ti kishte futur edhe keta dy te tjeret brenda, atehere do kishte mbeshtetjen e popullit, por le saliun te gerrhase nepet rruge e televizione dhe ate hajduten dhe cizmen e beri opinioniste te big bradher. Keto qe kane ndodhur me spakun nuk ka mendje qe ti fantazoj. Demi thote populli kapet nga briret e jo nga bishti.
PërgjigjuShifeni dadon si rri...i vetmi qe si shikon ne sy dumanin dhe brahon. Ka dicka qe fsheh, ndoshta e di qe eshte nen hetim nga nje prokurore tjeter per konflikt interesi. E verteta do dali
PërgjigjuKrimet tragjike qe kane ndodhur nen drejtimin e b.k i keni harruar, per ato u krijuat. Me drejtesine e re qe bete po e shkrini ps dhe po bini prape bk ne krye te Shqiperise??!!
PërgjigjuOre dumani iku, po si do i vej puna e sales tani. Do nisi me epitete per kete te riun
PërgjigjuKomplimente per punen e shkelqyer z.Dumani. Hetmiet e Spak kane qene pertej pritshmerive kete 4 vjecar, dhe fakti qe te majte e te djathte ju kane sulmuar, biznesmen dhe kriminel kane financuar shuma te llahtarshme kunder jush, dhe mediave ne Shqiperi iu cjerr maska e hipokrizise dhe imoraliteti tregon per punen e madhe te Spak. Uroj shume suksese dhe vazhdimin e punes se nisur z. Braho.
PërgjigjuAltin Dumani e ke mbiemrin por money morem lesht e dajes
PërgjigjuMe duket se è fillove ters o kryetar , si ka mundesi qe te rjedhin dokumentet sekrete ne prezenxen tende per Ballukun nga bardhoshja ? Te shikojme se si do te veprosh .Mos vazhdo rrugen e dumanit .