Donald Trump dikur spekuloi publikisht se ai kurrë nuk do të emërohej personi i vitit nga revista Time.
Megjithatë, tani ai do të nderohet për herë të dytë, shkruan CNN.
Time do të zgjedhë të enjten Trump si personin e vitit, duke e njohur presidentin e zgjedhur si personin që mendohet se ka pasur ndikimin më të madh në çështjet botërore “për mirë ose për keq”.
Zgjedhja e Trump për vitin 2024 pason ate te vitit 2016, kur Time e shpalli atë personin e vitit pas ngjitjes së tij të papritur në presidencë.
Pavarësisht tirazhit në rënie të revistës, Personi i Vitit i Time mbetet një gur provues kulturor i përvitshëm dhe vlerësimi është bërë një fiksim për Trump gjatë viteve.
Anëtarët e familjes së Trump pritet të marrin pjesë në ngjarjen e së enjtes, përfshirë Ivanka Trump, sipas një burimi. Kjo shënon një paraqitje të rrallë publike për vajzën e presidentit të zgjedhur, e cila shërbeu si këshilltare e lartë gjatë mandatit të tij të parë.
Gjatë dekadave, ky titull iu është dhënë një sërë figurash të rëndësishme duke filluar nga krerët e shtetit deri te sipërmarrës të ndryshëm. Çdo president amerikan që nga Franklin Delano Roosevelt, përveç Gerald Ford, është shpallur personi i vitit të paktën një herë.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 09:13
Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?
-
Po
50.8%
-
Jo
43.4%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 3530
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dreka zyrtare pas inaugurimit, Trump dhe Melania të trishtuar si në 'ceremoni mortore' (FOTO)
20 Janar, 21:24
-
JD Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve
20 Janar, 20:52
-
Ylli Pata: Legjendat e 'Non Gratës'; Nga Gjyqi në Paris, Kronosi, Nora e tani te Trumpi
20 Janar, 20:42
-
Spahiu: Keqardhje e madhe për qindra emigrantë shqiptarë që do dëbohen nga Amerika
20 Janar, 20:38
-
Vjosa Osmani uron presidentin amerikan Trump pas betimit: Kosova përjetësisht mirënjohëse, vendi juaj shpëtoi popullin tonë!
20 Janar, 20:14
-
Transferimi i pushtetit në SHBA: Një traditë e demokracisë dhe simbol i stabilitetit politik
20 Janar, 19:55
-
Reagimet për betimin e Trump/ Begaj: Krenohemi për aleancën me SHBA! Ambasadori shqiptar: Të forcojmë partneritetin
20 Janar, 19:30
-
Betimi i Trump, Laçi në 'Studio Live': Do bëjë betejë të madhe ndaj neo-majtizmit! Galdini: 'Non-grata e Berishës'? Reforma në drejtësi do jetë më e fuqishme
20 Janar, 19:22
-
VIDEOLAJM/ Trump dhe puthja e pamundur, kapelja e Melani ‘rrëmben’ vëmendjen
20 Janar, 19:13
-
Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
20 Janar, 19:05
-
Eduard Zaloshnja: Dy presidentët që ndërruan trajektoren e SHBA së në 100 vjetët e fundit
20 Janar, 18:21
-
Trump dhe Kosova, çfarë pritet gjatë mandatit të dytë presidencial
20 Janar, 17:38