U zhduk 1 javë më parë, 35-vjeçari nga Vlora përdorues i lëndëve narkotike

Një dëshmi që erdhi nga qyteti i Vlorës, pretendon se ka parë në qytetin bregdetar Klodian Myftaraj, duke ndezur një dritë jeshile, për fatin e 35-vjeçarit, i cili u zhduk të hënën e 8 qershorit.

’Afër një banke, pranë kinoteatrit ishte me pantallona të shkurtra, bluzë të bardhë pa jakë, me shapka meshine. Kaloi pranë një marketi dhe afër disa pallateve iku larg nga Riviera, drejt Lungomares. Ishte pak i ç’orientuar, sot në orën 10: 30 të paradites. Flokët i kishte pak më të shkurtra se në foto. Me pak mjekër. Është në Vlorë’.

Dëshmia më e fundit u përforcua edhe më shumë nga një lumë telefonatash, që mbërritën gjatë transmetimit live. Shumë prej tyre tregojnë të kenë parë të njëjtin person në Vlorë duke lokalizuar vendndodhje e të riut.

Rasti i humbjes së babait të dy fëmijëve mbërriti gjatë transmetimit të emisionit ‘Pa Gjurmë’, ku familjarët denoncuan live humbjen e Klodian Myftarit. 35-vjeçari u larguar nga shtëpia në orën 8 të mëngjesit, këtë të hënë nga Roskoveci i Fierit. Gjatë një komunikimi me telefon babai i Klodianit tha se djali i tij ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe se me një 5 mijë lekë të vjetra në xhep, nuk është hera e parë është larguar nga shtëpia.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar