U zhduk 6 ditë më parë, 43-vjeçari me sëmundje të rëndë u denoncua në ‘Pa Gjurmë’ nga halla e tij

U zhduk 6 ditë më parë 43-vjeçari nga Durrësi, Lulzim Tarko u denoncua në emisionin ‘Pa Gjurmë’ nga halla e tij Violeta Zymi.

Gjatë një lidhje në viber ajo tha se nipi i saj është larguar mëngjesin e 2 qershorit pa lënë asnjë gjurmë nga banesa në Shkozet, ndërsa një muaj më parë i ishte nënshtruar një operacioni. Lulzimi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe për familjarët qëndrimi i tij për kaq ditë jashtë ndikon në përkeqësimin e shëndetit të tij.

"Në datën 2 qershor ka humbur kontaktet. Ka dalë nga banesa në orën 7 të mëngjesit. Nipi banon në Shkozet tek Nishtulla. Një shoku i nipit tonë e ka parë rrugës. Por nuk ka menduar se ishte larguar nga shtëpia. Me shapka ka dalë nga shtëpia. Ai ka pasur probleme me shëndetin dhe vuan nga kanceri malinj. Ndërhyrjen e fundit e ka pasur para një muaji. Ai nuk ka dijeni për sëmundjen e tij. Shtëpinë e tij e din. Ai është larguar edhe herë të tjera, por është kthyer prapë", tha halla e tij në studio.

Menjëherë pas denoncimit të humbjes së Lulëzimit në emisionin ‘Pa Gjurmë’ mbërritën informacionet e para, fillimisht në qytetin e Gjirokastrës, një zotëri pretendon se kishte parë një person të ngjashëm me Lulëzimin, ndërsa i kishte pohuar se kishte udhëtuar nga larg. Pas verifikimeve me policinë e qytetit të gurtë u mësua se nuk bëhej fjalë për Lulëzimin, por për një tjetër person. Ndërsa një tjetër zotëri në një lidhje me telefon dëshmoi se ka gjetur një të ri të shtrirë pa ndjenja, në autostradën Tiranë-Durrës dhe se menjëherë ka njoftuar autoambulancën, duke pretenduar se bëhet fjalë për Lulzim Tarkon.

"E kam gjetur në autostradën Tiranë-Durrës dhe e dërguam me urgjencë në spital. Pasi ishte pa ndjenja. I dhamë ujë dhe bukë duke njoftuar të vinte autoambulanca. Ishte i lodhur dhe i gërvishtur në trup", tha dëshmitari.

Ky informacion është duke u verifikuar ende, pas kontaktit të menjëhershëm që stafi ‘Pa Gjurmë’ pati me urgjencën në QSUT, duke i dërguar të gjitha informacionet për këtë person, për të cilin u njoftua se ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore.

Pas humbjes së 43-vjeçarit familjarët kanë bërë denoncim në policinë e Durrësit. Lulzim Tarko doli nga shtëpia në lagjen 14, në Shkozet dhe nuk u kthye më. Ai ka vuajtur që në vogëli nga sëmundje të ndryshme dhe jetonte me dy motrat dhe nënën e tij, pasi babai kishte ndërruar jetë. 43-vjeçari nga Gramshi ishte shumë i lidhur me familjarët. Ai është larguar dhe herë të tjera nga banesa, por është kthyer përsëri. Edhe atë ditë ai ka dalë nga shtëpia me shapka duke lënë të kuptohet se ndoshta nuk kishte menduar për t’u larguar larg dhe kaq gjatë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar