Humbi 9 muaj më parë dyshohet se bën jetën e një endacaku. Rikthimi i historisë së 40-vjeçarit, që u zhduk më 26 shtator të një viti më parë nga Shkodra. Shenja jete për Andi Lekaj, i cili u largua me biçikletën e tij, nga banesa ku jetonte i vetëm. Në emisionin ‘Pa Gjurmë’ këtë të enjte mbërriti një informacion, nga i cili një dëshmitar pretendon, se e ka parë paraditen e së mërkurës në orën 11:00, në qytetin e Fierit.
’Në orën 11: 00, dje e kam parë tek posta qendrore në Fier tek Zogu i Zi. Ishte i pa qethur dhe i parruar. Madje pranë tij kaloi një nënë, me një fëmijë dhe ajo u tremb. Ishte i veshur keq. Ai doli në lulishten aty afër postës dhe më pas hyri mes për mes pallateve’, tha dëshmitari
Me vete mori vetëm kartën e identitetit dhe një aparat celulari, por ai del i fikur që prej ditës kur 40-vjeçari u zhduk. Andi Lekaj u largua me biçikletën e tij, e cila rezulton e zhdukur bashkë me të. Ai jetonte i vetëm dhe për këtë arsye nuk njoftoi askënd kur u largua. Familjarët kanë bërë menjëherë denoncimin në polici, por Andi Lekaj, sipas sistemit TIMS, nuk rezulton të ketë kaluar kufirin në mënyrë të ligjshme. Ditën që u zhduk Andi Lekaj kishte veshur një palë xhinse dhe një këmishë të bardhë. Është i gjatë 170 cm, me flokë kaçurrela, te zeza me trup të dobët.
Nëse keni informacion, jeni të lutur të lidheni me redaksinë e “Pa Gjurmë” në të gjitha format e kontaktit: Celular: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber Telefon: 0444 17 778 Facebook: Pa Gjurmë Report TV Youtube: Pa gjurmë Channel Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 17: 00 dhe të enjten ora 20: 55