U zhduk pa adresë Ermal Ngucaj, ditën e ngjarjes transportoi me makinë, një person të shpallur në kërkim

Ermal Ngucaj, personi i zhdukur një muaj më parë në qytetin e Vlorës rezulton që ditën e ngjarjes të ketë transportuar një person që ishte shpallur në kërkim nga policia e Vlorës. Ky person që Ngucaj ka qëndruar në Vlorë, ditën e zhdukjes së tij, mësohet se quhet Jani Ashiaj, i cili ishte në kërkim për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Prania e Ngucaj me Jani Ashiaj, është zbuluar nga disa filmimeve të kamerave ku dy personat janë takuar me njëri-tjetrin. Ngucaj ka shërbyer si transportues i Jani Ashiaj, i cili kishte marë një shtëpi me qëra në Vlorë dhe e ka përdorur si bazë strehimi, me qëllim mos rënien në pranga nga policia e këtij qyteti. Por në fakt pesë ditë pas zhdukjes misterioze të Ermal Ngucaj, Jani Ashiaj, është arrestuar nga policia si personi i fundit që kishte takuar Ngucaj.

Ai është marë gjatë në pyetje në ambjentet e policisë së Vlorës, ku ka dhënë shpjegime të detajuara. Jani, u ka treguar grupit të hetimit se në datën 11 tetor 2020, ka biseduar nëpërmjet aplikacionit “Whats app” me Ermal Ngucaj, të cilin e ka shok, ku i ka kërkuar ta transportonte me makinën e tij, në një shtëpi që Jani kishte marë me qëra në Vlorë, të cilën e përdorte si bazë strehimi. Pasi e ka çuar në destinacionin e kërkuar, Jani ka treguar se i ka kërkuar shokut të tij Ngucaj që të pinin në një kafe, pasi atë dintë binte shumë shi në Vlorë dhe frika për një ndërhyrje të mundshme apo ndjekja nga policia, ishte e vogël.

Por siç ka rëfyer në polici Jani, Ermali nuk ka pranuar të qëndrojë për kafe me të, por është larguar me argumentin se duhet të lëvizte pasi interesohej të gjente ndonjë lokal për motrën që e kishte në itali. Pas këtij,momenti ai tregon se nuk ka pasur komunikime me Ngucaj. Ndërkohë në ditët në vijim numri i tij ka dalë i mbyllur, por policia ngreh dyshime të forta se Ngucaj ka mbajtur kontakte me njerëz të ndryshëm vetëm nëpërmjet aplikacioneve të internetit dhe jo me numër telefoni.

Policia thotë se makina e Ermal Ngucaj, është gjetur e braktisur në dalje të rrugës kryesore në Mavrovë të Vlorës, ku në një distancë rreth 50 metra, është konstatuar mjeti i mbyllur dhe brenda tij rrobat e Ermal Ngucaj. Ky i fundit ka shumë gjasa që është zhveshur brenda në makinë dhe po brenda mjetit, sërisht është veshur me rroba të tjera, duke u larguar me një automjet tjetër, ku nuk dihet se cili ka qënë destinacioni final.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja