U zhduk para 6 ditëve, familja humb shpresat/ Dritë jeshile në ‘Pa Gjurmë’ për tropojanin Hasan Vatnikaj

6 ditë nga humbja e Hasan Vatnikaj, familjarët vendosen të kërkojnë ndihmë në Report Tv. Emisioni ‘Pa Gjurme’ trajtoi rastin e të moshuarit duke u lidhur me djalin, Xhevahir Vatnikaj.

“Babai ka probleme, ai vuan nga skleroza. U ngrit në orët e para të mengjesit të datës 11 dhjetor dhe doli nga shtëpia. Ne pas dy orëve, pamë që nuk ndodhej në shtrat. Dolëm e kërkuam, bëmë edhe denoncimin në polici. Asnjë rezultat, ditët po kalojnë dhe ai është pa mjekime”, shprehet djali i 85-vjecarit.

Gjatë transmetimit mbërrijnë disa informacione nga qyteti i Durrësit, ku shumë telefonues tregonin se e kishin parë të moshuarin në këtë qytet, por në zona të ndryshme.

“Besoj se mund të ketë gjetur ndonjë makinë dhe ka lëvizur nga Tropoja. Nuk e dimë se si është gjendja e tij, normalisht është rënduar. Nuk është hera e parë që është larguar, po ketë herë po shkon shumë gjatë dhe babain nuk e kemi në shtëpi. Ndaj kemi nevojë për ndihmë”, mbyll intervistën djali i të humburit.

Sipas familjarëve, ditën që është larguar nga shtëpia, 85-vjeçari nuk ka patur me vete as aparat celular dhe as mjet identifikimi, ndërkohë që ka patur të veshur një këmishë të bardhë, një palë tuta ngjyrë gri.

Kush ka informacion është i lutur të lidhet me redaksinë e ‘Pa Gjurmë’ në numrin 0035569955698.

VIDEO/Emisioni i plotë

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike