Pas një situate të tensionuar dhe frike më në fund avioni i linjës AH1020 Air Algerie është ulur në aeroportin e Algjerisë dhe të gjithë pasagjerët janë mirë. Për disa minuta avioni Boing 737-600 i nisur nga Algjeria drejt Marsejës është zhdukur nga radarët.

Ai ishte nisur nga Algjeria në orën 13:30 dhe duhet të mbërrinte në Marsejë në orën 16:00. Avioni kishte lëshuar alarmin ndërsa po përshkonte Detin Mesdhe dhe mendohet që në këtë moment ai ndodhej në lartësinë prej 5.425 metra.

Por pas disa minutave mungesë të informacionit u zbulua se avioni kishte humbur lidhjet me radarët pasi ndodhej në një zonë ku nuk mbulohej nga valët. Ai më pas u kthye mbrapsht duke u ulur pa asnjë problem në aeroport.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com