Uashington, Trump diskuton
zëvendësimin e Tillerson

Uashington, Trump diskuton<br />zëvendësimin e Tillerson<br>
Në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, kanë nisur diskutimet për zëvendësimin e sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson me shefin e CIA-s, Mike Pompeo.

Tillerson ka patur së fundmi fërkime me presidentin Trump në lidhje me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Madje, në një rast shefi i diplomacisë amerikane thuhet se e ka përshkruar shefin e tij si “të mefshtë”.

Ata kanë pasur dallime sa i takon qasjes ndaj Koresë së Veriut dhe programit bërthamor të Iranit, por edhe për çështje të tjera.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i cituar nga agjencia e lajmeve “Associated Press”, ka deklaruar se një plan i tillë është në diskutim e sipër, ndërkohë që edhe burime anonime kanë thënë diçka të ngjashme për “New York Times” dhe “Vanity Fair”.

Nëse kjo lëvizje bëhet, zoti Pompeo do të zëvendësohet në krye të CIA-s nga senatori republikan Tom Cotton, raporton “NYT”. Sipas gazetës, ndryshimet mund të ndodhin në dhjetor ose në janar. Sidoqoftë, ende nuk është e qartë nëse presidenti Trump ka dhënë dritën jeshile për ekzekutimin e këtij plani. 

G.F. Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg