/ATSH-AFP/ - Rusia dhe SHBA-ja u shprehën të gatshme për rifillimin e bisedimeve mbi sigurinë e hapësirës ajrore në Siri, ku dy vendet janë angazhuar në operacionet ushtarake të ndryshme, konfirmoi sot zëdhënësi i Pentagonit.
"Ministria amerikane e Mbrojtjes ka marrë një përgjigje zyrtare nga Ministria ruse e Mbrotjes, të cilës i kishte propozuar garantimin e sigurisë së operacioneve ajrore në Siri", njoftoi zëdhënësi Peter Cook.
"Zyrtarët e Pentagonit po shqyrtojnë këtë përgjigje dhe negociatat mund të nisin që prej fundjavës", shtoi ai.
Kjo problematikë për sigurinë e hapësirës ajrore është shfaqur me hyrjen e Rusisë në konfliktin sirian më 30 shtator. SHBA-ja qendron në krye të një koalicioni antixhihadist që ka ndërmarrë bombardime në Siri që prej shtatorit 2014.
/Shqiptarja.com