SHBA-ja njoftoi sot sanksione të tjera lidhur me programin të raketave balistike të Iranit, pas heqjes së sanksioneve në kuadër të arritjes së marrëveshjes për programin bërthamor.

Pesë shtetas iranianë dhe një rrjet ndërmarrjesh që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Kinë i janë shtuar listës së zezë financiare amerikane”, njoftoi ministria amerikane e Thesarit në një komunikatë.

Të ardhurat e tyre të mundshme në SHBA do të ngrihen dhe do të ndalohen të bëjnë biznes me ndërmarrjet apo shtetasit amerikanë në kuadër të sanksioneve që mund të ngjallin një reagim të ashpër të autoriteteve iraniane