/ATSH-AFP/ - SHBA-ja njoftoi sot se kishte vendosur në Japoni sistemin e dytë të radarëve antiraketë duke mundësuar përmirësimin e mbrojtjes kundër një sulmi të mundshëm koreano-verior.

"Sistemi i quajtur AN/TPY-2 (Army Navy/Transportable Radar Surveillance) ka vendosur Kyogamisaki, në perëndim të Japonisë dhe do të mundësojë përmirësimin e sistemeve të zbulimit të raketave balistike në të mirë të Japonisë, por gjithashtu dhe të SHBA-së", theksoi Pentagoni në një komunikatë.

Një tjetër raadar amerikan, modeli "X-band" është vendosur tashmë në veri të arkipelagut japonez, në bazën Shakiri, në Tsugaru City.

SHBA u kërkon herë pas here aleatëve të tyre të riforcojnë sistemet e mbrojtjes antiraketë përballë kërcënimeve të shfaqura nga Koreja e Veriut dhe programi i saj bërthamor dhe balistik, burim shqetësimesh në rajonin e Paqësorit.

"Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim në rëndësinë e zhvillimit të sistemeve rajonale të mbrojtjes kundër raketave balistike", theksoi së fundi James Winnefeld, zëvendësshefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane.