Udhëtimi i fundit i Toto Riinas për në
Corrleone, një bekim i shpejtë e varrimi

Udhëtimi i fundit i Toto Riinas për në<br />Corrleone, një bekim i shpejtë e varrimi<br>
“Bosi i Bosave”, Toto Riina, u varros ditën e djeshme në Corrleone, në vendin e tij. Ai ndërroi jetë në Parma të premten, ndërsa trupi i tij udhëtoi për në Siçli, ku u varros pas një bekimi të shpejtë të prifit.

Në varreza ndodhej një grumbull i vogël njerëzish, ku mes tyre, e ruajtur nga policët, e mes lotësh ndodhej edhe e bija, Lucia. Gruaja e tij, Ninetta Bagarella dhe fëmijët e saj Salvuccio dhe Concetta, ishin gjithashtu për ti dhënë lamtumirën “Bosit të Bosave”.

Gjithçka ishte e mirë organizuar, një funeral jo publik, ku policë të shumtë kujdeseshin të mbanin larg kuriozë e gazetarë. Gjithçka ishte gati për varrimin e Toto Riinës në mes të natës.

Ai u varros në varrin e familjes, ku janë tashmë të gjithë krerët e mafias. Pak metra larg varrit të Riinas është Bernardo Provenzano, shoku dhe bashkëudhëtari i një jete kriminale.

Pak më tej, varri i Luciano Liggio. Sa mistere në pak metra. Por kjo është edhe varreza e heronjve, e martirëve. Më tutje gjendet Calogero Comaianni, polici i cili i pari arrestoi Luciano Liggio, kumbarin e madh të Riinas dhe Provenzanos.

Placido Rizzotto, sindikalisti i cili së pari e kuptoi se çfarë po bëheshin mafiozët e rinj të Corleones. E mira dhe e keqja në të njëjtin vend. 

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë