TIRANE- Ministria italiane e Arsimit dhe Universiteteve ka publikuar udhëzimet për regjistrimet e studentëve të huaj pranë Universiteteve italiane për vitin akademik 2012-2013.
Studentët që dëshirojnë të regjistrohen pranë Universiteteve italiane në vitin akademik 2012/2013 duhet:
1) në fazën e parë, të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për proçedurën e para-regjistrimit (dokumentet do të dorëzohen personalisht nga të interesuarit pranë Ambasadës Italiane, duke caktuar takim nga data 4 deri në datën 20 qershor 2012) për të sjellë dokumentacionin duhet fiksuar një takim me anë të programit “Prenoto online” të faqes internet të kësaj Ambasade;
2) më pas, nga data 1 deri në datën 31 korrik, do të dërgohet përmes korrierit Albanian Courier, Dëftesa e Pjekurisë (ose Diploma universitare në rastin e regjistrimit në +2) dhe dokumentacioni i nevojshëm për vizën për studim/universitet.
Ambasada Italiane do t’u lëshojë vizën studentëve sapo të ketë përfunduar vlerësimi i dokumentacionit dhe do t’i dorëzojë të interesuarve (gjithmonë përmes Albanian Courier) pasaportën dhe dokumentet e legalizuara.
Teksti i plotë i udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Universiteteve italiane dhe lista e të gjithë degëve mund të konsultohen në adresën http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri .
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com