TIRANE- Ministria e Financave ka ofruar një tjetër lehtësi lidhur me përfitimin e TVSH së rimbursueshme për të gjithë fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale. Përmes një njoftimi zyrtar dikasteri bëri me dije se grumbulluesve nuk do t’u kreditohet kompensimi prej 20% në rast se nuk vërteton përmes faturave bankare, apo ato të Postës Shqiptare se e ka likuiduar fermerin për produktin e blerë.
“Personi i tatueshëm blerës nuk ka të drejtë të kreditojë kompensimin prej 20% të paraqitur në faturën tatimore të lëshuar sipas këtij neni, nëse nuk provon kryerjen e kompensimit të fermerit nëpërmjet likuidimit të vlerës së faturës nga llogaria bankare e tij në llogarinë bankare të fermerit, apo nëse ky likuidim i faturës, nuk është kryer nëpërmjet shërbimit të Postës Shqiptare”, thekson neni i ri në Udhëzimin nr.19, datë 3.11.2014, “Për zbatimin e regjimit të veçantë të skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë për qëllime të tatimit mbi vlerën e shtuar”, bëhet e ditur se:
/Shqiptarja.com