Udhëzimi, kufiri i proteinës së 
miellit ulet në 9%, nga 12.5%

Udhëzimi, kufiri i proteinës së <br />miellit ulet në 9%, nga 12.5%
TIRANE- Nga data 2 shkurt 2015, në tregun shqiptar është aplikuar norma e re prej 9% e përqindjes së proteinës te mielli për konsum. Përmes një udhëzimi të publikuar dje në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave e ka ulur këtë normë nga niveli i mëparshëm prej 12.5% pavarësisht kundërshtimeve të forta të prodhuesve shqiptarë, sipas të cilëve një masë e tillë i hap rrugë konkurrencës së pandershme.

“Në udhëzimin nr. 12, datë 15.7.2014, “Për përcaktimin e treguesve të sigurisë dhe cilësisë së miellit të grurit të parapaketuar, për t’u shitur tek konsumatori i fundit ose për prodhimin e produkteve të tjera ushqimore”, në tabelën e shtojcës II, “Kufiri i lejuar dhe metoda e analizimit për disa tregues të miellit të grurit”, kufiri i lejuar për proteinën (Nx5,7) mbi bazën e peshës së thatë është 12.5% dhe bëhet 9%” thekson Udhëzimi i Qeverisë i datës 2 shkurt.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Juventus nis procedim disiplinor kundër Allegrit, dëshiron mbrojtjen e milionave

Juventus nis procedim disiplinor kundër Allegrit, dëshiron mbrojtjen e milionave