Formulari A2 pritet të jetë gati në fillim të kësaj jave, ndërsa plotësimi do të nisë javës që vjen. "Deri në fund të javës do të kemi gati sistemin dhe udhëzuesin përkatës për maturantët që do ta publikojmë në faqet elektronike të agjencisë dhe Ministrisë së Arsimit. Fundi i javës ose fillimi i javës tjetër do të jetë edhe periudha kur do të startojë plotësimi i formularit nga maturantët.

Detyrimi shtetëror është që ata duhet të paguajnë një tarifë për procedurën e plotësimit të formularit. Shkolla nuk i fut pikët e mesatares maturantit nëqoftëse ai nuk paraqet faturën e këtij detyrimi",- thotë Alfons Harizaj, drejtor i AKPS-së.