‘Udha e Kryqit’, një javë para Pashkëve besimtarët e krishterë ngjiten në malin e Taraboshit

Dhjetëra besimtarë të krishterë janë ngjitur në Malin e Taraboshit, në një ritual që simbolizon vuajtjet e Jezu Krishtit për njerëzit. "Udha e Kryqit" është një traditë mijëra vjeçare e kishës katolike që zhvillohet në prag të Pashkëve.

Famullitari i Dioqezës Shkodër Pult, Dom Vlash Palaj e cilëson si moment shprese ndërsa përcjell lutje për shpëtim nga pandemia.

Këtë vit në udhën e kryqit nuk ka marrë pjesë Arqipeshkvi i Shkodres, Imzot Angelo Masafra i cili po trajtohet në Itali për virusin COVID-19.

"Udha e Kryqit" simbolizon udhën e dhimbshme dhe të mundimeve të Krishtit, i cili duke mbartur kryqin e tij mbi supe shkoi deri te kryqëzimi për ta shpëtuar njerëzimin nga mëkatet.

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren