Udhëheqësit francezë dhe australianë mbajnë bisedimet e para pas përplasjes nga marrëveshja 3 palëshe AUKUS

Udhëheqësit francezë dhe australianë mbajnë bisedimet e para pas përplasjes nga marrëveshja 3 palëshe AUKUS

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri australian Scott Morrison kanë zhvilluar bisedime për herë të parë që nga një mosmarrëveshje e madhe mbi një marrëveshje të anuluar të nëndetëseve.

Zyra e Macron tha se ai i tha Morrisonit me telefon se incidenti i muajit të kaluar "kishte thyer marrëdhëniet e besimit midis dy vendeve tona". Zyra e Morrison tha se të dy udhëheqësit kishin "një diskutim të sinqertë". Bisedimet pas kaq shumë kohësh do të shërbejnë, sipas pritshmërive të analistëve dhe studiuesve të fushës si mundësi të ripërcaktimit të kësaj aleance, e cila e parë në boshtin e marrëdhënive ndërkombëtare është në të mirë të të dyja vendeve. 

Franca reagoi ashpër ndaj Australisë në momentin që kjo e fundit anuloi marrëveshjen e tyre të përbashkët që i dha dëme ekonomike të mëdha.

Në vend të kësaj, Australia tha se po negocionte një pakt të ri mbrojtjeje me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe - të ashtuquajturin AUKUS kundër Kinës. Franca reagoi duke tërhequr ambasadorët e saj në Australi dhe SHBA, me ministrin e Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian që denoncoi vendimin australian si "një thikë pas shpine". Parisi kërkon gjithashtu kompensim financiar. Agresiviteti i justifikuar i Francës si politikisht ashtu edhe ekonomikisht nuk e pengoi Presidentin e SHBA-ve Joe Biden të rikthejë edhe njëherë në vëmendje fuqinë e tij globale dhe diplomatike, duke e bërë Francën të tërhiqet nga vendimi i saj primar. Ende nuk ka një fakt konkret që mbështet tezën se ky bisedim i Francës dhe Australisë është i ndikuar nga fuqia amerikane, i sigurt është vetëm fakti që zhvillimet në arenën ndërkombëtare janë gjithnjë të papritura. 

Pakti Aukus, i parë gjerësisht si një përpjekje për të kundërshtuar fuqinë ushtarake në rritje të Kinës do t'i lejojë Australisë të ndërtojë nëndetëse me energji bërthamore për herë të parë, duke përdorur teknologjinë e ofruar nga SHBA.

Kina ka kritikuar këtë pakt historik të sigurisë midis SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar atë si "jashtëzakonisht të papërgjegjshëm" dhe "me mendje të ngushtë".

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit