Ministri norvegjez i Peshkimit, Per Sandberg jep dorëheqjen, pas kritikave të shumta që , pasi ai nuk kishte informuar Qeverinë lidhur me disa udhëtime private në Iran dhe Kinë.

Sandberg nuk e mohon se ka udhëtuar në korrik në Iran dhe në Kinë e se kishte qëndruar gjatë muajit maj. Gjithashtu ai bënë të ditur se për këto udhëtime, nuk e kishte njoftuar paraprakisht Zyrën e Kryeministres.

Sandberg, 58-vjeç, është zëvendëskryetar i partisë për Progres, që është parti me politika anti-migratore. Ai ka pranuar, se gjatë udhëtimeve në Iran dhe Kinë, ku ka qenë i shoqëruar nga e dashura e tij, kishte pasur me vete telefonin e punës.

Sipas rregullave në Norvegji, anëtarët e kabinetit qeverisës janë të obliguar që të njoftojnë paraprakisht Qeverinë lidhur me udhëtimet private jashtë vendit, pavarësisht se cilin vend do të vizitojnë.

Përdorimin e telefonave të lëshuar nga Qeveria në shtetet ku Norvegjia nuk ka bashkëpunim në fushën e sigurisë, ndalohet në Norvegji.

Menjëher pasi ishte kthyer nga Irani, Sandberg ishte urdhëruar që ta dorëzojë telefonin e tij të punës në shërbimin e inteligjencës, për t’u siguruar se telefoni nuk i është hakuar në Iran.

Norvegjia vazhdimisht liston Iranin në mesin e vendeve ku më së shumti kryhet spiunazh, së bashku me Kinën dhe Rusinë.

Sandberg, megjithatë, nuk ka dhënë asnjë arsye se pse ai ka shkelur protokollet e sigurisë së Qeverisë.