Udhëtimi historik në Kubë pas 50
vitesh, korciera niset nga Maiami

Udhëtimi historik në Kubë pas 50<br />vitesh, korciera niset nga Maiami
Krociera "Adonia: me 700 pasagjerë në bord u nis në orën 22.00 nga Maiami dhe këtë mëngjes mbërriti në ishullin komunist Havana.

Ky është lundrimi i parë në det pas 50 vitesh, që tregon fundin e një epoke mes Havanës dhe Uashingtonit, duke iu afruar çdo ditë e me shumë heqjes së embargos 60 vjeçare.

Udhetimi do të zgjasë rreth 7 ditë dhe anija do të prek brigjet Cienfuegos dhe Santiago de Cuba. Një udhëtim i tillë pritet të sjellë mijëra dollarë fitime për popullin kuban dhe ka në qendër shkëmbimet kulturore mes dy vendeve.

“Të bëhesh pjesë e historisë e të bëhesh gati për një të ardhme pozitive për të gjithë është një nga krenaritë më të mëdha që një shoqëri mund të ketë,” u shpreh administrator Arnold Donald.

Pasiguritë e lundrimit u sfumuan pasi një javë më parë qeveria kubaneze e Raul Castro hoqi kufizimet për udhëtimet amerikane ne detin kubanez, duke lejuar kubano-amerikanë të lindur në ishullin e Karaibeve të ndalojnë në ishull.

Adminsitarori Carnival fillimisht nuk ka pranuar rezervimet e këtyre njerëzve, duke shkaktuar një valë të akuzave të diskriminimit. Por krociera më e madhe e industrisë së lundrimit në botë, ka ndryshuar politikën e saj dhe pranoi rezervimet e shtetasve lindur në Kubë, por me kusht që Havana të shfuqizojë kufizimet për udhëtim.

Pas negociatash intensive Kuba ka rënë dakord, si pjesë e procesit të normalizimit të marrëdhënieve, që Barack Obama, nisi gjatë vizitës në ishull në mars.

Pasagjerët e "Adonia" zhvilluan një sërë aktivitetesh kulturore në portet e ishullit, Havana, Cienfuegos dhe Santiago, takime me artistë dhe sipërmarrës, valle dhe turne.

Por megjithatë shfrytëzimi i plotë i turizmit është ende i ndaluar për shkak se embargoja tregtare e SHBA është ende në fuqi pavarësisht shkrirjes diplomatike. Për momentin, amerikanët mund të udhëtojnë në Kubë vetëm për evente kulturore, akademike, sportive apo fetare.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet