Një ceremoni luksoze, me përkujtime solemne, vigjilje dhe procesione ushtarake, ekrane gjigante për të transmetuar ceremoninë në prani të krerëve të shteteve, liderëve botërorë dhe krerëve të kurorëzuar. Është e vështirë të bëhet një vlerësim i saktë i kostove të një organizate të tillë, por bëhet fjalë për disa milionë paund dhe do të jenë taksapaguesit britanikë ata që do të paguajnë.
Një ceremoni faraonike u organizua për t’i bërë homazhe asaj që sundoi në Mbretërinë e Bashkuar për mbi 70 vjet. Shifrat e sakta nuk dihen, por është e sigurt se do të kalojnë rreth 4 milionët e shpenzuara për lamtumirën e fundit të Zonjës Dianës, por edhe 5 milionët e ndara për funeralin e Nënës Mbretëreshë. Asnjë krahasim me kostot e bëra për ceremoninë e Princit Philip, e cila, për shkak të kufizimeve anticovid, ishte organizuar në një formë më modeste.
Në funeralin në Westminster Abbey, marrin pjesë Joe Biden, Emmanuel Macron, Perandori i Japonisë Naruhito, Felipe dhe Letizia të Spanjës, Albert dhe Charlene të Monakos mbërritën në Londër, vetëm për të përmendur disa nga shumë njerëz të shquar që erdhën nga e gjithë bota për funeralin e mbretëreshës Elizabeth.
Për të garantuar sigurinë e shumë personaliteteve, të cilave duhet t’i shtohen edhe anëtarët e familjes mbretërore, nevojitet një dislokim i konsiderueshëm i forcave të policisë dhe sigurisë. Llogaritet një shpenzim prej disa milionë paundësh, sigurisht më shumë se 6.3 milionë të ndara në vitin 2011 për dasmën e Princit William me Kate Middleton.
Përveç kostove të garantimit të shkëlqimit nga njëra anë dhe sigurisë nga ana tjetër, duhet të merren parasysh edhe të gjitha kostot indirekte. U ulën grilat, gjatë funeralit, për shkollat, spitalet dhe farmacitë, si dhe për disa zinxhirë të mëdhenj restorantesh ushqimore dhe veshjesh dhe dyqane të vogla tregtare. Shpenzimet për funeralin e mbretëreshës Elizabeth do të rëndojnë në xhepat e taksapaguesve dhe do t’i shtohen kostos totale vjetore të familjes mbretërore, e cila tashmë vitin e kaluar ishte afër 200 milionë paund.
Lajmi kryesor: