'Udhëtimi i fundit i një Mbretëreshe’, mbërrijnë të ftuarit e parë në 'Westminster Abbey', në kishën ku Elizabeth II u kurorëzua në fron 70 vite më parë

'Udhëtimi i fundit i një Mbretëreshe’, mbërrijnë të ftuarit e parë në 'Westminster Abbey', në kishën ku Elizabeth II u kurorëzua në fron 70 vite më parë

Dyert madhështore të kishës më të rëndësishme të Mbretërisë së Bashkuar “Westminster Abbey”, ku Elizabeth II u martua me Princin Philip dhe u kurorëzua në fron 70 vite më parë u hapën në orën 8 të mëngjesit, tre orë para fillimit të ceremonisë solemne.

Rreth 2,000 persona që do të jenë të pranishëm, liderë botërorë dhe qindra anëtarë të publikut kanë filluar të regjistrohen në Abbey ndërsa miliarda njerëz në mbarë botën do të shikojnë funeralin shtetëror.

Michael dhe Carole Middleton, prindërit e Kate, Princeshës së Uellsit, mbërritën dy orë më herët për shërbimin, të ndjekur nga Tom Parker Bowles, djali i Queen Consort, Camilla. Ata ishin gjithashtu në një autobus së bashku, pavarësisht lidhjeve të tyre të ngushta me familjen mbretërore.


Lajmi kryesor:

'Udhëtimi' i fundit i Mbretëreshës dhe fundi i një epoke! Elisabeth varroset në kapelën e Shën Gjergjit, si një shpirt i thjeshtë e i krishterë


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja