Një 36-vjeçar është arrestuar duke udhëtuar me makinë pa autorizimin përkatës dhe në gjendje të dehur në Durrës.

Gjatë kontrollit të policisë, 36-vjeçari me iniciale F.K., i cili drejtonte mjetin tip "Volvo", është kapur pa autorizimin përkatës për të qarkulluar.

Atij i është bërë dhe testi i alkoolit duke rezultuar mbi normat e lejuara, konkretisht  1.09 mg/litër. Kjo ka bërë që policia të arrestoj të riun në flagrancë .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur"