Udhëtonte i dehur nga Tirana për në Pogradec, s’do ta besoni sa i pirë është ndaluar ky shofer (Video)

Kalimi i normave të lejuara të konsumimit të alkoolit gjatë drejtimit të mjetit është një nga problemet më të përhapura që shpeshherë kthehet në burim aksidenti. Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se pasditen e kësaj të marte, në Elbasan është arrestuar një shofer i dehur në masën 2.18 mg/l. Ai po udhëtonte nga Tirana drejt Pogradecit dhe është arrestuar nga policia teksa kishte humbur kontrollin mbi mjetin. Siç shihet edhe në foto, sasia e alkoolit ka shkuar në 2.18 mg/l.

I ndaluari është shoferi me inicialet M.C 65 vjec, banues në Tiranë.

Ky është rasti më i rëndë i regjistruar nga policia në Shqipëria gjatë vitit 2018. Ndërkohë që normat e lejuara të alkoolit gjatë drejtimit të makinës janë nën 0.20 mg/l, dhe nga 0.20 deri në 0.50 mg/l drejtuesi është nën ndikimin e alkoolit. Nga 0.51 mg/l e lart, drejtuesi i mjetit është në gjendje të dehur dhe arrestohet nga Policia.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Udhëtarët bllokohen për 2 orë e gjysmë brenda tunelit nën det që lidh Francën me Anglinë

Udhëtarët bllokohen për 2 orë e gjysmë brenda tunelit nën det që lidh Francën me Anglinë