Kukës- Një 28 vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga policia pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi si dhe kundërshtoi policinë.
Policia Rrugore e Kukësit bëri arrestimin në flagrancë të 28 vjeçarit I.L, i cili udhëtonte me një automjet tip "Jaguar”. Policia gjatë verifikimit të dokumentacionit ka rezultuar se i ishte pezulluar leja e drejtimit deri në vitin 2021, gjithashtu ai vazhdonte ta drejtonte mjetin pa leje.
Sipas policisë- Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".