UEFA; 50 mijë euro gjobë
Shqipërisë, reagon FSHF
Gjoba për shkak të incidentit me Francën më 2 shtator. Tifozët ndezën fishekzjarre dhe hodhën në fushë sende të forta. FSHF: Distancohemi nga tifozët e dhunshëm.
TIRANE- UEFA gjobit me 50 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit për shkak të reagimit të dhunshëm të tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes me Francën më 2 shtator 2011. Sanksioni i Komisioni Disiplinor të UEFA-s ka ardhur për shkak se Shqipëria është përsëritëse në incidente të tilla me ndeshjet ndërkombëtare.
INCIDENTI Gjatë ndeshjes me Francën, tifozët ndezën fishekzjarre dhe hodhën në fushë sende të forta. Kjo praktikë është e patolerueshme nga organet disiplinore të organizimit europian. Shqipëria humbi 2-1 në ndeshjen me Francën. Ndërkohë, në vendimin e Komisionit të Disiplinës nuk flitet për ndeshjen Shqipëri-Rumani, që u ndërpre për dy minuta si rrjedhojë e hedhjes së fishekzjarreve.
Komisionet juridike të UEFA-s e kanë gjobitur për disa herë FSHF-në. Në ndeshjen me Danimarkën, Shqipëria u gjobit me 18 mijë euro gjobë, pas incidentit ku futbollistët danezë ikën pa u larë nga stadiumi për shkak se nuk kishte ujë të ngrohtë.
REAGON FSHF Në njoftimin zyrtar, FSHF-ja i ka etiketuar si të papërgjegjshëm tifozët që kanë hedhur sende në fushë dhe kanë ndezur fishekzjarre. FSHF shkruan se distancohet nga këto veprime të papranueshme dhe përballë asaj pakice tifozësh të papërmbajtur. Në fund Federata falënderon të gjithë ata mbështetës të tjerë të përfaqësues, që ndjekin ekipin e tyre të zemrës në “mënyrë të civilizuar”.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.2%
-
Nuk e di
7.7%
Vota total: 3509
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sylvinho e ka ‘harruar’, trondit Cristian Shpendi: Jam me Shqipërinë, por e pres Italinë
28 Nëntor, 08:27
-
Shtetet e Bashkuara i kërkojnë Ukrainës të rrisë mobilizimin ushtarak për të luftuar Rusinë
28 Nëntor, 08:16
-
Lufta/ Izraeli bashkëpunim me SHBA për të parandaluar Iranin nga destabilizimi i rajonit
28 Nëntor, 08:07
-
Lufta/ Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës
28 Nëntor, 08:03
-
28 Nëntor/ Shqipëria feston sot 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
28 Nëntor, 07:53
-
Gëzuar 28 Nëntorin! Në Vlorë ceremonia e ngritjes së Flamurit, Tirana pret paradën e shqiptarëve
28 Nëntor, 07:51
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë
28 Nëntor, 07:23
-
Tirana mikpret sot Paradën e Shqiptarëve, rrugët ku do të ketë ndalim qarkullimi e ku devijim i mjeteve
28 Nëntor, 07:10
-
Përpiquni të mos e neglizhoni jetën tuaj shoqërore, edhe nëse puna ju pushton...çfarë kanë rezervuar yjet për sot
28 Nëntor, 07:04
-
Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë
27 Nëntor, 23:04
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46