UEFA cakton axhendën e derbit të Ballkanit Tirana-Crvena Zvezda, përzgjedh një arbitër 'akull'

Tirana bëri një kryevepër në Gjeorgji duke mposhtur 2-0 Dinamon e Tbilisit dhe kaloi në turin e dytë eliminator të Champions. Uefa tashmë ka zyrtarizuar edhe axhendën e derbit të Ballkanit. Ndeshja e turit të dytë eliminator të Champions mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës do të luhet të martën e ardhshme më 25 gusht në orën 20:00 në “Air Albania”.

Ndeshja do të jetë pa tifozë dhe për një derbi të zjarrtë ballkanas Uefa ka zgjedhur një arbitër të ftohtë, akull fare. Arbitrat e ndeshjes do të jenë nga Suedia ku kryesor është Kaspar Sjoberg. Ajo e së martës do të jetë përballja e parë në kompeticionet evropiane mes dy ekipeve. Mediat serbe kanë filluar ta ndezin atmosferën duke thënë se pavarësisht se pa tifozë do jetë një ndeshje ferri ndërsa Kurir i ka bërë reklamë stadiumit “Air Albania” duke bërë një përshkrim sa ka kushtuar dhe kapacitetet që ofron.

Kalimi i turit mbushi edhe arkën e kampionëve pasi Uefa për kalimin e kësaj faze jep 380 mijë euro ndërsa Presidenti Halili i kishte premtuar skuadrës 100 mln lekë shpërblim.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opinostti: 21/08/2020 16:45

    Do jete rezikshmesemundja covitdo kete senundje te tjera ose hiqen lenge covite na labeator qe ka ne kohen spanjes kines ka edhe ne shqiperi ne durres

    Përgjigju
  • Opi0nisti: 21/08/2020 16:41

    Per mua te denohete federata serbe futbolli te moszhvillohete ndeshja te vihete 3 piketavoline per tirane eshte per racisem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

Media greke shkrim racist për shqiptarët: Imagjinoni të festonim ne kështu në mes të Tiranës, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi