Institucioni i futbollit evropian, UEFA, ka uruar 113 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Me disa pamje të kombëtares së djemve dhe vajzave, si edhe tifozëve, UEFA rendit arritjet e kuqezinjve këtë vit.
Pjesëmarrja në play-off e Botërorit, zhvillimi i Euro U-17 në Shqipëri këtë vit dhe përgatitjet e Euro 2027 për 21-vjeçarët, janë disa nga arritjet e cekura nga UEFA.
"Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri! Një komb i apasionuar pas futbollit, ju sollët një # EURO U17 2025 të paharrueshëm. Tani po përgatisni EURO U21 2027 me Serbinë, Shqipëria është gati të shkëlqejë përsëri në skenën evropiane", shkruan UEFA.
Lajmi kryesor:
Politika uron 113 vite shtet, Rama: Gëzuar Pavarësinë! Trump-Begajt: Urime popullit shqiptar! Mesazhe edhe nga Kosova, BE e NATO









