Ekipi i Kukësit u ndëshkua nga UEFA me 10 mijë euro gjobë për hedhjen e sendeve të ndaluara në fushë në ndeshjen e kthimit përballë kazakëve të Kairat Almaty që u zhvillua në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.
Një grup tifozësh kuksianë kanë hedhur në fushë shishe uji, të cilat nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së delegatit të ndeshjes.
Kukësi vazhdoi kështu traditën e ndëshkimeve nga edicioni i kaluar kur u gjobit në të gjitha ndeshjet për sjelljen e tifozëve.
Kështu përveç dështimit, Presidenti Safet Gjici duhet që të paguajë edhe shumën e 10 mijë Eurove për gabimet e tifozëve.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com