Juventus ka një nxitim për vendimin e UEFA-s. Ndërsa pret lëvizjet e para të Giuntolit në tregun e transferimeve, klubi i Juventusit dëshiron të kuptojë fatin e tij në Evropë në lidhje me shkeljet e supozuara të buxheteve financiare dhe marrëveshjes së zgjidhjes së konfliktit me UEFA-n .

Dhoma e Kontrollit të Fair Play Financiar të UEFA-s duhet të vendosë së shpejti për këtë çështje dhe të marrë vendimin nëse "Zonja" do përjashtohet nga Conference League.

Afatet janë të shkurtra dhe për klubin e Juventusit ekziston rreziku që një skualifikim i mundshëm mund të shtyhet për sezonin e ardhshëm, me pasoja më të mëdha ekonomike në rast të kualifikimit në Champions League gjatë sezonit 2024/2025, bën me dije SportMediaset.

Një hipotezë që te Juve i frikësohen dhe do të donin ta shmangnin, duke preferuar që gjithçka të zgjidhej brenda kufijve të sezonit 2023/2024 me përjashtimin e mundshëm nga Liga e Konferencës më pak fitimprurëse.