UEFA Champions League ka pezulluar me një ndeshje sulmuesin e Juventus Cristiano Ronaldo, që do të thotë se ai do të jetë në fushë për të luajtur kur Juventus të ndeshet me Manchester United.
Mirëpo Ronaldo e ka marrë kartonin e kuq në minutën e 29’ në ndeshjen debutuese me Zonjën në Champions ndaj Valencia-s, pas përplasjes me Jeison Murillo. Gjithsesi ndeshja u fitua 2-0 nga italianët.
Vendimi tani është zyrtarizuar nga UEFA se Ronaldo do të qëndrojë larg fushave për një ndeshje, ndaj Young Boys më 2 tetor, por do të ketë mundësinë të rikthehet për ndeshjen e 23 tetorit ndaj Manchester United.
Ronaldo kaloi gjashtë sezone te Djajtë nga 2003 deri 2009, duke fituar tre tituj në kampionati dhe një Champions League.
Veçse ai deri më sot është rikthyer në Old Trafford vetëm njëherë me Real Madrid më 2013.