Janë përcaktuar sot nga UEFA vazot për kompeticionin Liga e Kombeve që do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Ashtu si në edicionin e parë të zhvilluar në 2019 Shqipëria do të jetë në të njëjtën Ligë, Ligën C, njëkohësisht edhe në vazon e parë.
Ndërkohë ndryshe nga hera e kaluar Kosova falë paraqitjeve fantastike është ngjitur në Ligën C, duke lënë D. Si rrjedhojë është e mundshme që në shortin e 3 marsit 2020 Shqipëria dhe Kosova të jenë në të njëtin grup.
Në vazon e parë të Ligës C, vazo e parë, përveç Shqipërisë bëjnë pjesë Greqia, Mali i Zi dhe Gjeorgjia.
Komento