Uendi Mancaku rrëfen marrëdhënien me motrën: Së shpejti një duet me të... (VIDEO)
E ftuar në “Rreze Dielli”, Uendi Mancaku ka folur për pjesëmarrjen e saj të fundit në Festivalin e 58-të të Këngës, një kompeticion që i jep mundësinë fituesit të prekë magjinë e skenës së Eurosong, si dhe për njerëzit që e kanë mbështetur në rrugën e saj drejt suksesit.
Redaksia 17 Dhjetor 2019, 10:33 | Përditesimi: 17 Dhjetor 2019, 15:11
Është shquar jo vetëm për vokalin, por edhe për një stil shumë ndryshe nga vajzat e tjera të moshës së saj. Uendi Mancaku është padyshim një nga talentet që po ngjit ‘pa zhurmë’ shkallët e suksesit.
E ftuar në “Rreze Dielli”, 18 vjeçarja ka folur për pjesëmarrjen e saj të fundit në Festivalin e 58-të të Këngës, një kompeticion që i jep mundësinë fituesit të prekë magjinë e skenës së Eurosong.
Të arrinte deri këtu, për Uendi Mancakun, do ishte e vështirë pa përkrahjen e familjes, e siç thotë ajo, është me fat që ka një familje që e përkrah dhe kujdeset deri në detaje për daljet e saj në skenë. Uendi zbulon edhe që shumë shpejt mund të sjellë një bashkëpunim me motrën e saj më të vogël.
“Unë do vazhdoj ta kem primare muzikën, jo vetëm si hobi, ndërsa ime motër shkruan që tani, rrimë i këndojmë bashkë, do ta bëjmë një duet, po pres që të rritet edhe pak sepse këngët i kemi gati për të bërë një bashkëpunim. Kemi një balancë, zihemi, pastaj këndojmë si çdo motër, secila që ka një motër e di këtë marrëdhënie.
Mami është akoma më detajiste se unë, më do në perfeksion, ajo është ‘menaxherja’, të dy prindërit janë shumë suportues, mami ‘torturohet’ sa herë kam koncerte, mendon për veshjen time, i do gjërat të prera. Jam me fat që e kam! Për performancën time, dua diçka të thjeshtë, do bëjmë diçka fantastike me stilisten Miranda Dupi.” shprehet këngëtarja në “Rreze Dielli”.
Në Festivalin e 58-të të Këngës, Uendi konkuron me këngën “Ende”.