/ATSH-Z. Tosku/. - Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Bucquicchio, do të nderohet sot ne mbremje për kontributet e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe shtetit të së drejtës me titullin Doctor Honoris Causa, nga Senati i Universitetit Europian të Tiranës.
Senati Akademik i Universitetit Europian të Tiranës, në mbledhjen e tij të datës 15. 01. 2015, në vijim të dy rekomandimeve respektive të Prof. Dr. Ksenofon Krisafit dhe Prof. Dr. Romeo Gurakuqit vendosi t'i akordojë z. Gianni Bucquicchio, titullin Doctor Honoris Causa.
Zoti Gianni Buquicchio është President i Komisionit të Venecias prej dhjetorit 2009. Komisioni Europian për Demokraci përmes ligjit, njohur më shumë si komisioni i Venecias pasi i zhvillon takimet në këtë qytet, është institucioni këshillues i Këshillit të Europës për çështjet kushtetuese. Roli i Komisionit të Venecias është të japë këshilla ligjore për shtetet anëtare dhe në veçanti ti ndihmojë shtetet që dëshirojnë të përafrojnë strukturat e tyre ligjore dhe institucionale me standartet europiane dhe eksperiencën ndërkombëtare në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.
Zoti Buquicchio është personaliteti i gjashtë që vlerësohet me këtë titull nderi nga UET, pas Nobelistit Muhammad Yunus, ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ish-kryeministrit Fatos Nano, shkrimtarit të shquar Dritëro Agolli dhe sociologut Lord Anthony Giddens.
/Shqiptarja.com