Një objekt fluturues është vënë re të kalojë me shpejtësi në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Pak momente më pas, sinjali i NASA-s është ndërprerë dhe teoritë konsiprative thonë së kjo u bë për të fshehur provën e ekzistencës së një UFO-je.

Në videon e hedhur në kanalin e tyre në YouTube, dallohet një pikël e bardhë që del nga errësira mbi horizontin e Tokës.

Sapo “UFO” largohet nga pamja, sinjali u ndërpre dhe u deklarua se kishte probleme teknike.

Ndërsa shumë shikues mund të mos kenë vënë re asgjë të jashtëzakonshme , “gjuetarët” e UFO-ve pohojnë se në pamje shfaqet një anije kozmike misterioze.

UFO