Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Dega Elbasan, në pritjen tradicionale të organizuar me rastin e festave të fundvitit, ka ndarë mbrëmjen e kësaj fundjave Çmimet Vjetore të Gazetarisë për vitin 2025, duke vlerësuar punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e gazetarëve dhe punonjësve të medias në të gjitha bashkitë e Qarkut Elbasan.
Ceremonia u zhvillua në një atmosferë festive, ku morën pjesë personalitete të rëndësishme të jetës publike dhe mediatike, mes tyre Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, deputeti i Cërrikut Agron Gaxho, kryetari i Bashkisë Cërrik Florenc Doka, kryetari i Bashkisë Elbasan Gledian Llatja, si dhe përfaqësues të shumtë të medias shqiptare.
Puna e gazetarëve u “kurorëzua” me çmime në disa zhanre të rëndësishme të gazetarisë, nga investigimi, politika, ekonomia dhe sporti, te raportimi më i mirë, çmimi i karrierës, gazetari i ri dhe çmimi special duke reflektuar gamën e gjerë të kontributeve mediatike në shërbim të publikut.
Gjatë fjalëve përshëndetëse, përfaqësuesit e politikës theksuan rolin thelbësor të gazetarisë në një moment historik për Shqipërinë, në prag të integrimit në Bashkimin Evropian. U vu theksi te nevoja për më shumë transparencë institucionale dhe akses më të madh të informacionit për median dhe qytetarët, duke e konsideruar gazetarinë një partner kyç në këtë proces.
Në një atmosferë pozitive të krijuar nga të pranishmit, kryetari i UGSH Elbasan, Fatmir Popja, prezantoi fituesit e çmimit “Gazetari i Vitit 2025":
Komente









