UGSH: RTSH, rrezik kapje politike
të zbatohet rezoluta e PE për drejtorin

UGSH: RTSH, rrezik kapje politike<br />të zbatohet rezoluta e PE për drejtorin
Unioni Gazetarëve Shqiptarë mbështet rezolutën më të fundit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian për zgjedhjen e Drejtorit të RTSH-së.

Përmes një njoftimi për mediat, UGSH thekson se në rezolutën më të fundit për Shqipërinë, dt.22.03.2016, Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, ndër të tjera, i bën thirrje Qeverisë, shumicës dhe opozitës parlamentare të kthejnë për përmirësim amendimin e Ligjit: “Për Median Audiovizive”, që në versionin e miratuar nga Parlamenti shqiptar, disa ditë më parë, pa konsensus dhe vetëm me votat e mazhorancës, mbetet shteg i hapur për kapjen politike të Radio Televizionit Shqiptar".

Nëpërmjet kësaj Rezolute, thekson Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Komisioni i Jashtëm i rikujton edhe njëherë lidershipit drejtues të vendit të marrë përgjegjësitë për të garantuar konsensusin, midis forcave politike parlamentare dhe një proces ligjor që nëpërmjet konkurrimit të ndershëm të mundësojë identifikimin dhe zgjedhjen si Drejtor të Përgjithshëm të një kandidati konsensual.

"Unioni i Gazetarëve Shqiptarë konstaton se, përveç të tjerave, thirrja e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian legjitimon qëndrimin konsistent të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë ndaj kësaj çështjeje, qëndrim i shprehur në një sërë deklaratash publike mediatike dhe reagimesh te drejtuesve te organizatës, nëpërmjet të cilave ka kërkuar rikthimin e RTSH-së, të vetmes media publike, tek publiku", thekson UGSH.

Duke bashkuar zërin me rezolutën e Komisionit të Jashtëm të PE-së, UGSH ripërsërit edhe një herë kërkesën për një RTSH të publikut, jashtë influencave komanduese të politikës dhe partive, gjë që mund të bëhet realitet vetëm duke patur në krye të drejtimit të këtij institucioni të një kandidature të dalë nga konkurrimi i ndershëm dhe jo nga prapaskena politike.

"UGSH gjykon se rezoluta e Komisionit të Jashtëm të PE-së nuk mund të bëhet realitet, përsa kohë të mungojë dëshira e forcave politike shqiptare për të prodhuar një proces konsensual, që të shërbejë për të zgjidhur krizën disavjeçare të RTSH-së, dhe të garantojë zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së nëpërmjet konkurrimit të ndershëm dhe jo të paracaktuar. Tejkalimi i ngërçit, në të cilin vazhdon të mbahet procesi, mund të realizohet vetëm duke e nisur nga fillimi konkursin përzgjedhës të konkurrentëve garues për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së. UGSH gjen edhe njëherë rastin t’u drejtohet forcave politike parlamentare shqiptare të mos e anashkalojnë thirrjen e Komisionit të Jashtëm të PE-së, por të kontribuojnë që RTSH, enti më i madh mediatik i vendit, të ngjitet në standardet e duhura europiane", përfundon deklarata e UGSH. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit