/ATSH/- Urdhri i Infermieritthekson se ndër problematikat kryesore tek bluzat e bardha janë sjelljet etiko-profesionale dhe komunikimi i këtyre profesionistëve me pacientët dhe familjarët e tyre.
Si ent publik i pavarur dhe si institucion vetërregullues i gjashtë profesioneve që përfshihen brenda tij (infermierët, mamitë, fizioterapistët, teknikët e laboratorit, teknikët e imazherisë dhe logopedistët),
UISH thekson në një njoftim për shtyp se ka zhvilluar vazhdimisht teste apo edhe testime anonime në target-grupe të ndryshme, në spitale të ndryshme, në qendrën spitalore "Nënë Tereza", por edhe spitalet rajonale, poliklinika apo qendra shëndetësore, duke kërkuar mendimin e pacientëve se çfarë kërkojnë realisht më shumë që t'u ofrohet nga ana e punonjësve shëndetësorë.
Sikundër, UISH konfirmon gjithashtu se ka ndryshuar edhe paraqitja e infermierëve nëpër institucionet shëndetësore, ka ndryshuar kultura e punës së tyre, duke pranuar kështu faktin se niveli i kujdesjes realisht është rritur. Teksa parashtrohet si detyrë edhe fakti tjetër që profesionistët e kujdesit shëndetësor të ecin me hapin e kohës, për të mos lejuar prishjen e imazhit të sistemit dhe të atyre vetë.
Urdhri i Infermierit apelon në të njëjtën kohë edhe për për t'i mbështetur infermierët apo edhe bluzat e bardha në tërësi, për të punuar me ta që të arrijnë nivelet e duhura, por edhe për t'i mbrojtur, për t'i motivuar e për t'u krijuar kushte më të mira pune dhe për të qenë avokati i tyre në përmirësimin e cilësisë së kujdesit të ofruar.
/Shqiptarja.com