TIRANE- Të gjitha rezidencat shtetërore në Bulevardin kryesor të Tiranës nuk do furnizohen sot gjatë ditës me ujë të pijshëm.
Ndërmarrja e Ujësjellësit konfirmoi sot se ndërprerja e furnizimit me ujë vjen si pasojë e futjes në punë të linjës së re të transmetimit d 400 mm.
Pa ujë do të jetë sot kryeministria, Presidenca, Kryesia e Kuvendi, selite kryesore ministrore si dhe vilat dhe rezidencat qeveritare dhe diplimatike në zonën e ish bllokut.
Kufizimet me ujë do zgjasin nga ora 9.00-16.00