Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton qytetarët se për shkak të disa defekteve të rënda, gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, do të ketë probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. Shkak është stakimi i energjisë elektrike në stacionin e pompave në Fushë-Kuqe.
Kjo ndërprerje ka shkaktuar dy çarje të tubacionit kryesor që furnizon me ujë Durrësin dhe Shijakun.
Gjithashtu nga amortizimi i rrjetit, tubacioni kryesor ka pësuar çarje edhe në Xhafzotaj dhe Shkafane. Brigada e avarive po punon për riparimin në një kohe sa me të shpejtë të 4 defekteve në fjalë.
UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për këtë situatë që të bëjnë durim deri në normalizimin e furnizimit me ujë.
Komento