Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë kanë protestuar sërish kundër ndërtimit të ujësjellësit që do të shfrytëzojë ujin e burimit natyror të Sinecit. Ata kanë paditur bashkinë me pretendimin se punimet po kryhen në zonë të mbrojtur.
"Punimet në Sinec vazhdojnë, kanë çarë edhe shkëmbin. Nëse vendimi i gjykatës nuk do jetë në favorin tonë do e çojmë në kushtetuese dhe në Strasburg. Nuk duan të bëjnë ujësjellës por impiant për ujë me bidona që ta shesin. Këtu janë të përfshirë ‘Salillari’ dhe deputetët Ermonela Felaj e Blendi Klosi", thanë banorët.
Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari i kontaktuar me telefon nga Report Tv tha se çështja është në proces gjyqësor dhe se vendimi pritet të jepet më datë 3 qershor nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë. Sipas tij, me anë të një vendimi të ndërmjetëm, gjykata ka lejuar vazhdimin e punimeve për ujësjellësin e Sinecit.
Rreth 40 familje në Mengël të Elbasanit kanë protestuar para bazës ushtarake. Ata pretendojnë se toka që kanë shfrytëzuar prej 30 vitesh me Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim (AMTP) të ndarë me ligjin 7501, tashmë i ka kaluar ushtrisë.
"Ne jemi me 7501-shin asnjëherë nuk i kemi marrë tapitë as në shtëpinë tona as për tokat. Tapi toke nuk kemi! Këtu kanë qenë kullota dhe ushtria ka pjesën e vet që s'ka lidhje me ne. Ne na ka dhënë leje komuna dhe pyjorja për ta shfrytëzuar. Shumica e banorëve mbahen me ato ullinj. Tani vjen ushtria, nuk thotë asgjë shkon e ngul shtyllat dhe nuk na lejon të hyjmë. Të paktën të bëjnë transparencë", thanë ata.
Kryetari i njësisë administrative Labinot Fushë Astrit Hazizi thotë se moralisht banorët kanë të drejtë , por ligjërisht jo.
"Kanë qenë tokë shtet dhe banorët e kanë punuar per shume vite.. Kam fol me komandantin e ushtrisë si po veprohet dhe më tha kemi hartat jemi në tokën tonë", Astrit Hazizi kryetar i njësisë administrative Labinot Fushe.
Ministria e Mbrojtjes e kontaktuar nga Report TV nuk preferoi të flasë për projektin por tha se kjo tokë e pretenduar nga banorët është pronë e ushtrisë.
Banoret e Menglit jane zaptues te tokave te qytetareve. Kane ardhur te gjithe nga fshati Godolesh, por nuk ngopen duke zaptuar fara e keqe.
PërgjigjuAkoma vazhdoni me /Toka i takon kush e punon/?! Po te paret tane qe e kane blere me flori? Keta kujtojne se nga qe i punojne, automatikisht dhe i zoterojne?! Iku koha e xhaxhit Enver dhe xhaxhit Sali dhe ligjeve te tyre.
Përgjigju