Ujëvara e Sotirës destinacioni i pranverës, turistja: E mrekullueshme! Kryebashkiaku i Gramshit: Së shpejti nis asfaltimi i rrugës

Me financim të qeverisë së shpejti do të nisë asfaltimi i rrugës që lidh Gramshin me Beratin, duke i dhënë zhvillim turizmit malor, ku destinacioni kryesor është ujëvara e Sotirës. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi teksa promovoi resurset natyre të zonës.

Ujëvara e Sotirës është një nga vendet më të bukura natyrore të Shqipërisë, e cila në periudhën e pranverës tërheq mjaft turistë. Vizitorët e parë të këtij viti, shprehen se është një destinacion i mrekullueshëm.

“Është një destinacion ndoshta që nuk është promovuar aq shumë sa duhet, por sot është momenti që ne ti bëjmë thirrje sa më shumë të vijnë ta vizitojnë, sepse është me të vërtetë një atraksion turistik i mrekullueshëm”, shprehet turistja.

Ka nga ata që thonë se nuk është bërë mjaftueshëm për ta promovuar si destinacion turistik. Për këtë arsye Administrata e Zonave të Mbrojtura e ka nisur nga Gramshi fushatën për të promovuar resurset e Qarkut Elbasan.

“Bashki që ofron shumë destinacione turistike që turistët po frekuentojnë masivisht siç janë psh Ujëvara e Sotirës, kanioni i Holtës është Shpella e Kabashit, po ashtu Liqeni i Zi i Lenies edhe Liqeni i Dushkut. Ne si administratë e Zonës së Mbrojtur kemi filluar punën me markimin e shtigjeve, me vendosjen e tabelave për të lehtësuar sadopak si të thuash ardhjen në këto destinacone të turistëve vendas apo të huaj”, shprehet Fatmir Brazhda, Kreu i ADZM.

Problem për të vizituar ujëvarën është infrastruktura rrugore totalisht e amortizuar. Bashkia e Gramshit jep lajmin e mirë se shumë shpejt do të nisë rikonstruksioni i saj.

“Është duke u përgatitur projekti dhe shumë shpejt do të kalojë në procedurat ligjore që parashikon ligji për tu investuar me asfalt, pra nga qyteti i Gramshit në Ujvarën e Sotirës dhe dalja deri në qytetin e Beratit, pra do të lidhet kështu jo vetëm qyteti me destinacionin, por edhe Gramshi me Beratin dhe me zonat e tjera, qytetet e tjera”, tha Besian Ajazi, Kryetar i Bashkisë Gramsh.

Ujëvara e Sotirës është vetëm një nga dhjetëra zona fantastike të Bashkisë së Gramshit. Kanionet e Holtës, Shpella e Kabashit, Liqeni i Zi tërheqin çdo vit mijëra turistë.

Xh.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit