Ujëvara e zjarrtë, magjia e
natyrës në parkun amerikan

Ujëvara e zjarrtë, magjia e<br />natyrës në parkun amerikan
Duhet të përshaten disa kushte natyrore krejtësisht të pavarura nga dora e njeriut që në parkun e Yosemite në Kaliforni të jetë e mundur të vërehet fenomeni i njohur si “ujëvara e zjarrtë”.
 
Ky fenomen shkaktohet vetëm falë mënyrës sesi reflektohet dielli në ujëvarën krejt të ngjashme me të tjerat. Ky fenomen ndodh zakonisht në shkurt, ndërsa të apasionuarit duhet të presin edhe disa javë me shpresën se do të jenë kushtet e duhura që pasqyrimi magjik të përsëritet.
 
“Nuk mund ta besoj se isha aty duke e parë. Për 10 minuta kemi qëndruar të magjepsur nga spektakli. Kur “shfaqja” përfundoi, në sytë e disa prej nesh kishte lot ndërsa të gjithë duartrokitëm”, është shprehur një fotograf i cili ka mundur ta ndjekë fenomenin shkurtin që shkoi.

[gallery]20536[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)