Shoqëria Civile dhe të rinjtë e Partisë Demokratike organizuan sot një protestë përpara Bashkisë së Tiranës, kundër rritjes së çmimit të ujit.
Tubimi erdhi dy ditë pas vendimmarrjes në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, ku u vendos rritja e tarifës së ujit nga 45 në 65 lekë për m3.
Protestuesit mbanin në formë simbolike në duar pankarta dhe bidonë plastikë të cilët i hodhën para godinës së bashkisë.
Statusi i plotë i Bashës:
Edi Rama dhe veglat e tij në krye të Bashkisë Tiranë kanë kërkuar procedim penal kundër qytetarëve që ngritën zërin para bashkisë ndërsa ata ngritën në mënyrë kriminale çmimin e ujit. Rama e di që ka vetëm një mënyrë për të plaçkitur dhe për të dhunuar një vend: shuarja e çdo zëri kritik dhe persekutimi i çdo kujt që guxon të shprehet dhe veprojë kundër. Prandaj ai po përdor kundër qytetarëve kryeveglën e tij në Tiranë, i cili vetë akoma nuk ka dhënë llogari në prokurori për vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe shfrytëzimin skllavëror të fëmijëve për të mbushur xhepat e tij dhe klientëve të tij. Është përpjekje e dëshpëruar e njerëzve të zhytur në të keqe për të ngjallur frikë tek populli i tyre.
Dua t’u them qytetarëve se nuk duhet të tremben, sepse janë më të fortë se çdo regjim dhe çdo qeveri. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ngrenë zërin dhe të reagojnë ndaj këtij veprimi burracak kundër njerzve të lirë dhe të drejtave të tyre.
Postimi i Bashës në facebook
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com