Banorët e fshatit Bedyqas në Bashkinë Këlcyrë kosumojnë ujë të ndotur. Uji në çezma shkon i turbullt, me mbetje rëre, ndaj kanë gjetur rrugën e shkurtër duke mbushur ujin e pijshëm nga burimet natyrore.
“Është me rërë dhe papastërti”, tha një banor, ndërsa pyetjes së gazetarit se si ia bëjnë për të pirë, ai tha se “kemi një çezme këtu në fshat, marrim për të pirë, ndërsa ujin e çezmës vetëm për të larë e përdorim”.
“Atje lart është depoja rrafsh me tokën dhe mund të futet çdo gjë. Ujërat për të larë e shplarë i përdorim, ndërsa për të pirë mbushim me bidonë”.
“Jam me gjithë plakën marrim 10 mijë lek pension. Shesim dy bidona qumësht dhe blejmë ujë”.
“Unë s'paguaj fare e kam prerë ujin me bashkinë, më erdhën ca fatura të larta dhe kam hapur pusin, nuk marr fare nga ujësjellësi”, u shprehën të tjerë banorë të fshatit.
Për të vërtetuar pretendimet e tyre, ne kërkuam nga një banor të demonstronte cilësinë e ujit në rubinetin e shtëpisë.
“Shikoje ujin ...! Këta s’janë në rregull more, po e helmojnë popullin. Shiheni si vjen me mbeturina nga andej (depoja)” Ky ujë vetëm për të vaditur perimet mund të përdoret”, tha banori.
Ndërmarrja e Ujësjellësit të Këlcyrës nuk merr në konsideratë ankesat e banorëve, të cilët rrezikojnë helmimin. Përgjegjësja Dhurata Aliaj pretendon se analizat kryehen periodikisht.
“Sa i përket ankesës bëhet dezinfektimi me klor në depo dhe analizat janë bërë dhe ka dalë që është I pijshëm. Do shkojmë ta verifikojmë nëse nuk është në cilësinë e duhur”, shprehet Dhurata Aliaj përgjegjëse e Ujësjellësit
Fshati Bedyqas ka gati 200 banorë dhe përherë përgjatë viteve të fundit, banorët e tij janë ankuar për cilësinë e ujit në rubinetat e banesave të tyre.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ Goditën me sende të forta një person, arrestohet 31 vjeçari, në kërkim i vëllai
24 Janar, 13:21
-
E përditshmja britanike 'The Times': Si u bë Shqipëria vend qëndrimi më i mirë luksoz në Europë
23 Janar, 10:05
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
‘Tapë’ në timon dhe shkaktoi aksident, AMP arreston policin në Gjirokastër! E pësojnë edhe 2 efektivë të tjerë
20 Janar, 11:25
-
Rruga e varrezave në Këlcyrë si në mesjetë, 30 vite pa investim! Bashkia nuk ‘vë dorë’, banorët: Duhet ndërhyrë! Kryebashkiaku për REPORT TV: Prioritet më 2025
19 Janar, 16:50
-
Gjirokastër/ ‘Andromeda’ shkatërron grupin e shpërndarësve të drogës, 17 të arrestuar, mes tyre 1 doganier! Pezullohen 2 efektivë të Kakavijës (EMRAT+VIDEO)
19 Janar, 11:12
-
Gjirokastër/ Zjarr në një banesë, shkak dyshohet masa elektrike në aspiratorin e kuzhinës!
17 Janar, 19:13
-
Gjirokastër/ Arrestohet ish-kryetari i komisionit për prokurimet publike në Bashkinë e Memaliajt! Akuzohet për abuzime me tenderat
17 Janar, 14:11
-
Rrëshqitja e dherave, bllokohet aksi rrugor Ura e Dragotit-Këlcyrë
14 Janar, 14:59
-
Gripi Shpendëve zgjeron hartën, zbulohet një vatër e re në Gjirokastër! Mbi 20 pula janë groposur
14 Janar, 10:11
-
Gjirokastër/ Zjarri shkrumbon magazinën, ikën dëm edhe 1 ton raki, shkak dyshohet shkëndija elektrike
13 Janar, 13:10
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasadori italian: Situata shumë konfliktuale, fushata të jetë me fakte e programe! Qeveri teknike? 'Vendos politika'
10 Janar, 11:21