Uji i rozmarinës dhe vetitë magjike për përkujdesjen e flokëve

Uji i rozmarinës dhe vetitë magjike për përkujdesjen e flokëve

Thonë se flokët janë gjysma e bukurisë, prandaj edhe shumë nga ne përkujdesemi për flokët duke përdorur produkte dhe maska të ndryshme për të pasur flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Një nga maskat që po qarkullon së tepërmi në rrjetet sociale është uji i rozmarinës.

Uji i rozmarinës ka qenë një element kryesor në shumë rituale të bukurisë së kulturës mesdhetare për shekuj, dhe besohet se ndikon në rritjen e flokëve. Ju mund ta bëni vet në shtëpi ose mund ta blini të gatshëm në dyqane kozmetike.

"Uji i rozmarinës ka disa përfitime kryesore që e mbajnë skalpin të shëndetshëm dhe folikulat e flokëve, të cilat nxisin rritjen," thotë për POPSUGAR dermatologia e certifikuar nga bordi Deanne Mraz , MD, FAAD. "Ajo  ka veti anti-inflamatore dhe veti anti-mikrobike, të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e zbokthit dhe psoriazën(krujtjen) e kokës ."

Si mund ta përgatisim ujin e rozmarinës në shtëpi?

Së pari, zieni rreth tre gota ujë. Më pas, do të shtoni dy degë rozmarine të freskëta në ujë. Hiqeni tenxheren nga zjarri e lini të ftohet dhe e vendosni në një shishe qelqi. Nëse do doni që ta përdorni për një kohë më të gjatë mbani shishen në frigorifer.

Ekspertët besojnë se koha më e mirë për të aplikuar ujin me rozmarinë është pasi t'i keni larë flokët, por mund ta përdorni edhe në flokë të thatë dhe më pas mund ta shpëlani. Pas kësaj krihni flokët si zakonisht.

Sa shpesh duhet të përdorni ujin me rozmarinë për flokët ?

Ju mund ta përdorni ujin me rozmarinë çdo ditë, por që duhet të keni kujdes nga përdorimi i tepërt.

Fillimisht ju duhet të shikoni se sa i ndjeshëm është floku dhe koka për të shmangur acarimin dhe tharjen. Nëse keni një skalp të thatë ose flokë të brishtë, Dr. Mraz thotë se mund të përdorni ujë rozmarine shumë shpesh. Përdorimi i saj dy herë në javë është mëse e mjaftueshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital 

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital