Uji natyral mineral ‘Glina’, 50 vite në tregun shqiptar! Mbrëmje gala për të festuar gjysmë shekulli histori suksesi

Uji natyral mineral Glina festoi në një mbrëmje gala në Pallatin e Kongreseve 50 vite histori në tregun shqiptar.

'Jam shumë i nderuara që sot festojmë 50 vjetorin e ujit ‘Glina’. Të gjithë ju që jeni sot këtu dhe çdo konsumator i cili ka konsumuar ujin ka kontribuar në këtë rrugëtim gjysmëshekullor të Glinës, ndaj ju them nga zemra me mirënjohje të thellë dhe në emër të partnerëve të mi Kostës, Kristos dhe Aleksandrit faleminderit.'- tha Vasil Naçi, presidenti i 'Agna Grup'.

Nën drejtimin e Ardit Gjebreas, regji të Aldon Lipes dhe skenar të Kozeta Kurtit, udhëtimi në kohë i Glinës, brandit më të vjetër shqiptar, erdhi përmes një koncerti artistik me muzikë të përzgjedhur shqiptare të këtyre 50 viteve.

Miq dhe të ftuar ndanë histori e kujtime me ujin Glina, ndërsa studiues të vlerave kurative të tij, risollën fakte shkencore të aprovuara nga shumë kongrese mjekësore që tregojnë ndër vite vlerat e rralla kurative të tij, ç’ka e bëjnë Glinën një mrekulli të natyrës shqiptare.

Uji Glina, me përmbajtje unike minerale dhe kaq i dashur për të gjithë, bëri bashkë krejt natyrshëm disa prej artistëve me të mirë të skenës si Petrit Lulo, Liljana Kondakçi, Bashkim Alibali, Rona Nishliu, Anxhela Peristeri, West Side Family, Martin Pano, e talentuara Armina e vogel dhe me pjesëmarrjen eksluzive të artistes Mira Konçi, e cila erdhi nga SHBA posaçërisht për 50 vjetorin e Glinës. 

Për shumë vjet gëzuar nga Glina!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?